Vlorë, asgjësohen 770 bimë narkotike kanabis sativa

770 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Vlorës. Nga efektivat e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë është bërë e mundur që në fshatin Mavrovë të Komunës Kotë të zbulohen dhe asgjësohen 770 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa të cilat ishin të kultivuara në 7 parcela të ndryshme.
Sipas policisë u bë dokumentimi i plotë ligjor si dhe asgjësimi me djegie i bimëve narkotike.
Materialet procedural ju referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme procedurale për veprën penale “Kultivimi I bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 I Kodit Penal.
Add new comment