Regjistri elektronik i pronave, Naço: Jo më kaos në shqyrtimin e dosjeve.

Ministria e Drejtësisë dhe AKKP kanë përfunduar regjistrin elektronik të kthimit të pronave. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço tha se ky regjistër është një premtim i mbajtur që do t’i japë fund njëherë e përgjithmonë shqyrtimit kaotik të listës së pronave.
“Bëmë realitet një nga premtimet tona. Ky regjistër do të ulë problematikën që ka qënë me mbivendosjen e pronave, ndërsa njerëzit endeshin rrugëve për gjetjen e dkoumentave. Database regjistron të dhënat bazë për 42 mijë e 979 vendime”, deklaroi ministri Naço.
Sipas ministrit, ky regjistër do të pasohet nga faza a dytë shumë rëndësishme e llogaritjes së faturës së kompensimit të pronave.
“Publikimi i këtij regjistri në faqen zyrtare në ëeb të AKKP-së do të rrisë transparencën”, deklaroi ministri i Drejtësisë Nasip Naço.
Add new comment