“Kaubojsja” Karlie Kloss topless për koleksionin e Mellon.

Kur ishte në krye të “Jimmy Choo”, Tamara Mellon tregoi me prova se e dinte ekzaktësisht se çfarë donin gratë dhe krijimet e saj u bënë aq të dashura, sa që u veshën edhe nga Victoria Beckham apo Princesha Diana.
Pasi u largua nga firma luksoze të themeluar prej saj dhe të menaxhuar nga viti 1996 deri në vitin 2011, duke shitur aksionet e saj prej rreth 82,5 milionë paund, Mellon ka zbuluar tashmë koleksionin e saj të veshjeve, si dhe të këpucëve.
Në ditën e lancimit të faqes së saj të internetit, ku shet produktet e koleksionit të saj, Tamara i ka bërë thirrje supermodeles Karlie Kloss të shfaqë dizenjimet e saj të reja.
21-vjeçarja e “Victoria’s Secret” ka marrë rolin e një kaubojse, duke shfaqur në perfeksion markën e re të veshjeve të lëkurës.
Në një prej fotove të saj, modelja amerikane pozon topless, vetëm me disa rripa mbi trup dhe një kapele kaubojseje, duke shfaqur modestinë e saj, ndërsa në një tjetër foto shfaqet me veshje të gjerë dantelle, e hipur mbi një motor.
Add new comment