Korçë, ktheheshin nga dasma vdesin në aksident 2 vëllezër 

Postuar në 20 Korrik, 2014 07:06

Dy vëllezër kanë gjetur vdekjen në një aksident rrugor teksa ktheheshin nga një dasmë. Aksidenti fatal ndodhir mëngjesin e së djelës në aksin nacional Korçë-Ersekë në afërsi të fshatit Dvoran.

Makina ka dalë nga rruga duke hyrë mes përmes një pemtore, ndërsa dy vëllezërit Ervis 31 vjeç dhe Voltis Collaku 36 vjeç kanë gjetur vdekjen.

Burime të policisë thanë se vëllezërit kishin qenë përgjatë gjithë natës në një dasmë në fshatin Floq dhe në mëngjes po udhëtonin me mjetin e tyre në drejtim të qytetit të Korçës ku si pasojë e devijimit të mjetit ata janë aksidentuar duke gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.

Paraprakisht shkak i këtij aksidenti dyshohet të ketë qenë shpejtësia. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.