Kylie Minogue dhe lufta e saj me kancerin.

Në një intervistë të mbushur me emocione dhe kujtime të trishta, këngëtarja australiane, Kylie Minogue ka folur me lot në sy për sëmundjen që e preku 10 vjet më parë.
Në intervistën 60 minutshe për televizionin australiane “Channel Nine”, këngëtarja foli për mënyrën se si ia doli me kancerin e gjirit.
Kylie tregoi se ishte vetëm 37 vjeçe kur u diagnostikua me kancerin e gjirit, ndërsa shpërtheu në lot kur solli ndërmend vështirësitë që ka hasur gjatë gjithë asaj periudhe dhe se gjatë gjithë këtyre viteve sëmundja i ka dhënë vetëm leksione.
“Kam kaluar shumë vështirësi, pavarësisht se unë jam natyrë që kam forcë, por kur je duke luftuar një sëmundje të tillë, ka shumë të panjohura gjatë rrugës.
Unë rifitova forcën kur flokët e mi filluan të rriten përsëris, ajo ishte një fazë shumë emocionuese, ajo në fakt ishte si një mrekulli” – është shprehur këngëtarja, Minogue.
Add new comment