Vjedhja e thesarit, kreu i KLSH Leskaj urdhëron auditimin e BSH

Postuar në 01 Gusht, 2014 11:05

Afro dy javë pas skandalit në Bankën e Shqipërisë ku u vodhën 713 milionë lekë, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj ka firmosur urdhrin për nisjen e auditit të bankës.

Burime të A1Report pranë KLSH-s bëjnë me dije se urdhëri për nisjen e auditit është firmosur dy ditë më parë nga Leskaj dhe tashmë në terren një grup i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka nisur punën.

Po të njëjta burime i thanë A1Report se në sitën e auditimit do të kalojë e gjithë periudha 4 vjeçare ku dyshohet që Ardian Bitraj me 9 të arrestuarit e tjerë ka mundur të vjedhë paratë.

Hetimet janë duke u kryer njëherazi dhe nga Prokuroria e Tiranës e cila në këto moment është fokusuar në gjurmimin e sasisë prej 713 milion lekë të reja.

Deri më tani organi akuzës ka dërguar kërkesa në bankat e nivelit të dytë brenda vëndit, në Drejtorinë e Tatimeve, si dhe në Agjensinë e Pastrimit të Parave për të parë se cilat janë transaksionet e kryera nga të arrestuarit për ngjarjen dhe nëse ka apo jo kalim të parave jashtë vëndit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.