Vlorë, asgjësohen 438 bimë narkotike kanabis, në dy fshatra

438 bimë narkotike e llojit kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Vlorës. Në vazhdim të planit operacional “Antikanbis” efektivat e komisariatit të policisë së Vlorës kanë zbuluar në dy fshatra të ndryshëm, Velçë dhe Mavrove, pikërisht në vendet e quajtura "Shkalle" dhe "Astane" 438 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Lënda me lartësi deri 1.9 metra ishte kultivuar në tokë publike. Pasi u bë dokumentimi ligjor lënda narkotike u asgjësua me djegie. Ndërkohë policia e Vlorës po punon për identifikimin e autoreve.
Add new comment