Vlorë, asgjësohen mbi 2000 rrënjë kanabis, në kërkim autorët.

Policia e Vlorës ka asgjësuar mbi 2000 rrënjë kanabis sativa gjatë 24 orëve të fundit. Në fshatin Drashovicë në vendin e qujtur Përroi i Mucoit u bë i mundur zbulimi dhe asgjesimi i 100 rrënjëve bimë narkotike kannabis sativa, e cila ishte kultivuar në 5 parcela një zone me bimësi të egër, në tokë publike.
Në fshatin Treblove dhe pikërisht në vendin e quajtur "Përroi i Veizajve" dhe "Kodra e tre këmbeve" u bë i mundur zbulimi dhe asgjësimi i 450 rrënjevë bime narkotike me lartësi deri në 2 metra , ndërsa ishte kultivuar në 9 parcela të ndryshme në tokë në pronësi publike.
Dhe në fshatin Vezhdanishte të Komunës Vllahine, në pjesën veri-lindore të këtij fshati u bë i mundur zbulimi dhe asgjësimi i 400 rrënjëve bimë narkotike kanabis sativa me lartesi deri në 2 metra e kultivuar në 9 parcela të ndryshme në tokë publike. Gjithashtu në fshatin Treblove , në vendin e quajtur " Ondrice", " Përroi i veizajve " dhe "Përroi i madh" u zbulua dhë më pas asgjësuar 1053 rrënjëve kanabis sativa me lartesi deri në 1.7 m e kultivuar në 16 parcela të ndryshme në toke me pronesi publike.
Add new comment