Jug, pronari vret kamarierin në plazhin VIP, dhunë pastrueses.

Një kamerier i ri, i cili punonte në një hotel në plazhin e Dhërmiut është gjetur nga pushuesit i pajetë dhe i dhunuar në bregdet, ndërsa një punonjëse e këtij hoteli akuzon pronarin A.Ymeraj si autor të vrasjes.
28-vjecari me inicialet D.V nga Elbasani kishte vetëm 10 ditë që kishte nisur punë si kamarier në hotelin “Shija e Detit” në plazhin e Dhërmiut, një zonë mjaft e frekuentuar nga pushuesit. Ai dyshohet se është dhunuar për vdekje me mjete të forta nga pronari, për një borxh të pashlyer prej 500 mijë lekësh të reja.
Punonjesja e lokalit mberrin e dhunuar ne spitalin e Vlores, akuzon pronarin edhe per vrasjen e kamarierit
Dyshimet e policisë për vrasje janë përforcuar edhe nga dëshmia e një tjetër punonjëseje të hotelit. Dorina Sako ka mbërritur e dhunuar në spitalin e Vlorës. 43-vjeçarja ka deklaruar se është dhunuar nga pronari i hotelit, duke e akuzuar atë njëherësh edhe për vrasjen e kamerierit nga Elbasani. Bluzat e bardha të spitalit të Vlorës thanë se 43-vjeçarja është paraqitur me goditje në kokë, duar dhe fraktura në të gjithë trupin, por është jashtë rrezikut për jetën. Sipas tyre, punonjësja e lokalit është dhunuar rreth orës 4 të mëngjesit të së Enjtes. Policia është duke marrë në pyetje 43-vjeçaren, për të zbardhur deklaratat e saj dhe për t’i vërtetuar ato.
Pastruesja u dhunua nga pronari...u hodh nga kati 2 i hotelit per të shpëtuar
Pastruesja e hotelit dyshohet se është dhunuar nga pronari dhe disa punonjës të tjerët në një nga dhomat e hotelit, pasi dyshohet se kishte dijeni për vrasjen. Për t’i shpëtuar dhunës ajo është hedhur nga kati i dytë i hotelit dhe ka vrapuar të shpëtojë prej tyre. Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që e kanë transportuar me makinë drejt spitalit të Vlorës.
Shoqerohen 10 punonjes te lokalit bashke me pronarin...4 dyshohet per vrasjen e kamarierit
Sakaq, 10 punonjës bashkë me pronarin A.Ymeraj janë shoqëruar, dhe 4 prej tyre dyshohet sipas policisë të kënë lidhje me vrasjen e kamerierit.
Policia mbërriti në vendngjarje pas njoftimit nga ana e qytetarëve të cilët kanë gjetur edhe trupin e pajetë në bregdet rreth orës 10:50 të mëngjesit të sotëm, pak metra larg hotelit, “Shija e Detit” ku punonte si kamarier.
Add new comment