Dhërmi, vodhën 4 mln lekë pije në një disko, 2 në pranga 5 në kërkim

VLORË – Policia e Vlorës ka arrestuar një 16-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim 5 persona të tjerë të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë të tij në vjedhjen e një diskoje në Dhërmi. Ndërkohë që policia ka arrestuar edhe një person tjetër pasi kishte blerë materialet e vjedhura.
6 te rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga data 18 gusht deri më 21 gusht të këtij viti 2014 në një disko, në vendin e quajtur Rrugët e Bardha, ne Dhërmi, në pronësi të shtetasit A. K., kanë vjedhur pije të ndryshme alkoolike me vlerë 3-4.000.000 lekë.
16-vjeçari i arrestuar është me inicialet D.H, ndërsa janë shpallur në kërkim Klenat Xhaka ,20 vjeç, Aleksandër Bajramaj, 23 vjeç, Enesto Kaloshi, 21 vjeç, K. H., 16 vjeç, Alfons Hoxhaj, 20 vjeç.
Në pranga edhe "klienti" i 6 të dyshuarve për vjedhje
Ne vijimësi te punës për gjetjen e pijeve të shtrenjta të vjedhura nga policisë u bë arrestimi i 21-vjeçarit Enerto (Enesto) Kaloshi, nga Tirana. Ai dyshohet se ka blerë një sasi te konsiderueshme shishe me pije alkolike nga 16-vjeçari D. H.
Sipas policisë 21-vjeçari Kaloshi akuzohet Arrestimi për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”
Add new comment