Godet gruan me shuplaka e celular në sy të fëmijëve, pranga shqiptarit

Postuar në 25 Gusht, 2014 14:36

ITALI- Një 31-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ka rrahur të shoqen në prani të fëmijëve të tyre të mitur. Ngjarja ka ndodhur në Cerignola, rajoni i Puglias, teksa çifti shqiptar bashkë me dy fëmijët e tyre po ktheheshin nga Shqipëria ku ishin me pushime, drejt Brescias ku edhe jetonin e punonin. Shkak për grindjen mes çiftit dyshohet të kenë qenë disa debate për çështje familjare.

Pas diskutimeve, 31-vjeçari Egentjan Yzeiraj, kamionist, ka filluar të godasë bashkëshorten e tij 27 vjeç, në duar e fytyrë, jo vetëm me shpulla, por edhe me celular. Si pasojë e goditjeve gruaja e re ka pësuar dëmtime të dukshme në fytyrë.

Për shkak të gjendjes së rënduar, 27-vjeçares i është dashur ndihma mjekësore, por bluzat e bardha kanë evidentuar lehtësisht se e reja ishte dhunuar, duke njoftuar kështu policinë.

Pas kësaj, policia ka arrestuar 31-vjeçarin shqiptar, i cili akuzohet për dhunë në familje.

Nga dëshmitë e marra, rezulton se kjo nuk ishte hera e parë që Yzeiraj dhunonte bashkëshorten e tij. Megjithatë, mjekët italiane parashikojnë që gruaja do të shërohet për rreth 25 ditë.

Ndërsa, karabinierët e dërguan 31-vjeçarin Egentjan Yzeiraj në burgun e Foxhias.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.