Shkodër, arrestohet një nga personat e dyshuar se qëlluan mbi helikopterët

Postuar në 27 Gusht, 2014 14:26

SHKODËR - Policia ka arrestuar një nga personat ka qëlluar mbi helikopterët që patrullonin mbi zonën e Dukagjinit në aksionin e asgjësimit të bimëve narkotike.
I arrestuari mësohet se është Lekë Thani, 38 vjeç banues fshatin Plan, komuna Pult e rrethit Shkodër.

Burime zyrtare te policisë se qarkut Shkodër bëjnë të ditur se ndalimi i 38 vjeçarit u bë, pasi ka qenë person i shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen e datës 22 Gusht 2014, ku një grup personash kanë qëlluar me armë zjarri dy helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme, qe po transportonin forcat e policisë në kontrollin e territorit.

Ndërkohë, ky shtetas është identifikuar dhe si kultivues i disa parcelave me lëndë narkotike në zonën e komunës Pult.

Po sot, policia e Shkodrës gjatë kontrolleve të ushtruara në vendin e quajtur Ashta e Likajve, fshati Bruçaj, komuna Pult, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatik model 56 mm, një armë zjarri automatik 9 mm, 71 copë fishekë si dhe dy thasë me lëndë narkotike marijuhanë, gjithsej 5 kilograme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.