Dukagjini, "burg" për kryeplakun dhe 19-vjeçarin që qëlloi policinë

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy të arrestuarit e parë gjatë operacionit policor anti-kanabis në Dukagjin të Shkodrës. Ndaj Gjon Dedë Bungu me detyrë Kryeplak i fshatit Plan të Komunës Pult të Dukagjinit, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg me afat deri me 10 shtator për efekt të grumbullimit të provave.
Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe mos kallzim krimi. Vetë i akuzuari Gjonë Bungu para gjykatësit të çështjes ka deklaruar se gjatë gjithë muajit qershor ka qenë në Itali nga data 04.06.2014 deri me 24.06. 2014 ndërsa nga data 1 gusht 2014 e deri me 1 shtator 2014 ai është me raport për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale që ka pasur në këmbë, ndërhyrje këtë që e ka kryer në Torino të Italisë.
I pyetur nga gjykatësi i çështjes Arben Zefi duke qenë se në deklaratën e tij ka depozituar se është banues në lagjen Partizani të Shkodrës, sa herë ka qenë në zonën e Planit të Dukagjinit gjatë këtij viti ai ka thënë se ka qenë gjithsej 2-3 herë për shkak të pa mundësisë së lëvizjes nëpër zonë. Ai gjithashtu deklaroi se ka shkuar vetë në Drejtorinë e Policisë Shkodër sapo ka marrë vesh lajmin për aksionin policor në zonën e Planit duke qenë se në ato moment ndodhej në Tiranë në Spitalin Ushtarak për një vizitë mjeksore….
Ndërsa avokati mbrojtës Anton Kosteri u shpreh se rasti i klientit të tij është rast ku po veprohet me dy standarte duke qenë se të njëjtën peshë të fajit duhet ta ketë edhe inspektori i policisë i zonës.
Ai gjithashtu kërkoj tjetër masë sigurie, pasi provat që ka depozituar prokuroria janë të pa mjaftueshme. Gjykata pranoj kërkesen e prokurorit të çështjes Arben Smaçi për të shpallur të ligjshëm ndalimin e krypelakut si dhe shpalljen e masës së sigurisë arrest me burg me afat.
Qëlloi ndaj policisë, 19 vjeçari mohon akuzat
Seanca gjyqësore ndaj 19-vjecarit Pal Dushku u zhvilllua me dyer të mbyllura pas kërkesës së prokurorit të cështjës Vat Staka i cili e bazoj kërkesën e tij për shkak të sekretit që përban çështja e cila është në hetim. Kërkesë u pranua edhe nga avokati mbrojtës Shuk Preçi.
Nga sa mësohet 19 vjecari Pal Dushku i cili akuzohet nga prokuroria e Shkodrës për mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake si dhe si kultivues i bimëve narkotike dhe gjithashtu si njëri nga 10 personat e shpallur në kërkim që ka shtënë në drejtim të forcave të policisë.
Vetë i akuzuari Pal Dushku i cili sipas të dhënave rezulton se është vetë dorëzuar në policinë e Shkodrës, në deklarimin e tij para trupit gjykues ka theksuar se gjatë kohës për të cilën ai akuzohet ka qenë te motra e tij në zonën e Komunës Shosh, ndërsa nuk ka asnjë lloj lidhjeje me akuzat që janë ngritur ndaj tij.
Gjithashtu mësohet të ketë deklaruar se nëse vërtetohet qofte edhe 1% e akuzave ai pranon burg të gjatë. Avokati mrbojtës ka kërkuar shpalljen të pa ligjshëm të ndalimit të 19 vjecarit si dhe caktimin e një mase tjetër të sigurisë, pasi në këtë rast prokuroria nuk ka asnjë provë për të implikuar klientin e tij Pal Dushku në ngjarjet e Dukagjinit.
Add new comment