Atentati në Vlorë, zgjohet 19 vjeçarja, nuk mban mend asgjë.

Postuar në 31 Gusht, 2014 02:03

 E mbijetuara e atentatit në Vlorë, Ornela Gjini nuk ka mundur të japë asnjë detaj në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ajo ka deklaruar se nuk mbante mend asgjë nga ngjarja. Tre ditë pas shpërthimit, Gjini është zgjuar, ndërsa mjekët dhe familjarët e saj janë kujdesur që të mos i tregojnë se bashkëjetuesi i saj, Isuf Brahimaj, 42 vjeç ka ndërruar jetë në atë ngjarje.

Ata i kanë thënë se Brahimaj ishte dërguar në Itali për kurim. Ndërkaq nga hetimet ende nuk ka të reja, ndërsa policia dhe prokuroria nuk ka asnjë person të dyshuar në lidhje me krimin e rëndë. Ata janë përqendruar në lëvizjet që kishte bërë 42-vjeçari nga Vlora, jashtë vendit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.