Gjirokastër, trafikoi 350 kg drogë pranga pas 3 muajsh 32-vjeçarit.

Një 32-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar ditën e sotme, pasi ishte në kërkim për trafik droge. Roland Aliaj, i dënuar më parë për vjedhje, ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se është autor i trafikut të 350 kilogramë marijuanë të sekuestruar në Gjirokastër me 19 maj 2014 gjatë operacionit “Touareg”. Specialistët e antidrogës sekuestruan lëndën narkotike në aksin rural Gjirokastër-Golem, të fshehur në një automjet “Touareg” me targa AA 724 AJ.
Shtetasi Roland Aliaj, pasi vuri re se po ndiqej nga policia, braktisi mjetin dhe lëndën narkotike mbi fshatin Golem.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme u bë i mundur arrestimi tij, në një banesë me qira, ku iu gjet edhe një qese me rreth një kilogram marijuanë.
Ndërkaq, materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
Add new comment