Vlorë, ndalohen 13 klandestinë, pranga drejtuesit të furgonit

Policia e Vlorës ka arrestuar 13 klandestinë ilegalë që vinin nga Siria, Eritrea dhe Sudani. Blutë e qytetit bregdetar kanë ndaluar edhe drejtuesin e furgonit që po transportonte klandestinët.
Klandestinët kanë mundur të hyjnë ilegalisht nga Greqia dhe mësohet se destinacioni i tyre ka qenë Mali i Zi me synimin për të kaluar më pas në vendet e tjera të Bashkimit Europian.
Add new comment