Elbasan, vëllai i njerkut tenton të përdhunojë të miturën, në pranga.

Postuar në 05 Shtator, 2014 04:53

Vëllai i njerkut të një 11-vjeçareje është vënë në pranga pasi ka tentuar disa herë të kryejë marrëdhënie seksuale me të miturën. 19-vjeçari Shefit Ramazani nga qyteti i Elbasanit është arrestuar me akuzën e tentivës të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me vajzën e mitur, 11 vjeçaren me inicialet V.LL.

Ramazani ishte vëllai i njerkut të vajzës, me të cilën jetonte në të njëjtën shtëpi. Nëna e 11- vjeçares, ishte divorcuar nga i ati i vajzës dhe më pas ishte martuar në Elbasan. Bashkëshorti i saj jetonte me vëllain 19-vjeçar, i cili ka shfrytëzuar disa herë momentet që ndodhej vetëm me të miturën, për të tentuar kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.