Arrestohet nga Forcat Speciale 22-vjeçari në kërkim për vrasje.

Sektori i Operacioneve Speciale në Policinë e Tiranës ka bërë të ditur se ka arrestuar, gjatë një operacioni, një 22-vjeçar të shumëkerkuar për vrasje dhe armëmbajtje penale.
Mirgen Ymeri u kap nga forcat speciale të Policisë pasi ishte i dënuar më parë me 18 vite burg për veprat penale të rënda si vrasje dhe armëmbajtje penale. Gjithashtu gjatë momentit të kapjes, Ymerit, i është gjetur një dokument identifikimi (patentë) e falsifikuar.
Ndërsa organet e Policisë së Shtetit kanë bërë të ditur se, rreth një javë më parë, kanë ndaluar dhe të vëllain e 22-vjeçarit, Olsi Ymeri, të cilit gjatë kontrollit në banesë i kanë gjetur një armë automatike te tipit Kallashnikov.
Add new comment