Itali, rrëzohet kamioni, vdes 32 vjeçari shqiptar në ditën e I të punës.

Postuar në 07 Shtator, 2014 09:13

Një 32-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në Itali si pasojë e një aksidenti në ditën e tij të parë të punës. Lurand Llanaj ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi kamioni me të cilin punonte ka rënë në një greminë prej 30 metarsh.

Sipas mediave italiane, Llanaj i cili sapo kishte arritur të paguante këstin e fundit për kamionin me të cilin punonte, kishte filluar punën në  minierën e mermerit në Massa di Carrara. 

Nga hetimet e para të policisë italiane, 32-vjeçarit shqiptar i ishte fikur kamioni në një kthesë, dhe ai nuk mundi ta kontrollonte dot.  Sipas policisë në kamion ishte një tjetër shqiptar por ai kishte mundur të largohej, duke u hedhur nga automjeti.

Lurand Llanaj gjeti vdekjen e menjëhershme pasi e zuri poshtë kamioni. 32-vjeçari shqiptar jetonte prej kohësh në Itali së bashku dhe me vëllain, Blerimin dhe mediat italiane flasin për një njeri të përkushtuar ndaj punës, që kishte raste punonte dhe 7 ditë në javë.   
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.