Armët për Irakun,Cannon:Shqipëria tregoi solidaritet me NATO-n

Postuar në 08 Shtator, 2014 13:04

Britania e Madhe  dhe partenrët e tjerë të NATO-s edhe njëherë kanë falenderuar Shqipërinë për ndihmën që po jep për të luftuar xhihadistët  e ISIS. Ambasadori britanik në Tiranë Nikolas Cannon ka theksuar se dhënia e armëve dhe municioneve për forcat kude në Irak nga Shqipëria është një shembull i  shkëlqyer i solidaritetit me NATO-n.
 
"Qeveria ime dhe partnerët e tjerë të NATO-s i janë mirënjohës Shqipërisë për dhurimin e Shpejtë dhe bujar të armëve dhe municioneve për qeverinë në Irak. Ky është shembull i shkëlqyer i solidaritetit me NATO-n”, ka thënë nga RinasiNikolas Cannon, ku  në Komandën e Forcave Ajrore është zhvilluar ceremonia e hapjes së stërvitjes së përbashkët shqiptaro-britanike. 

  
Stërvitja “Albanian Lion”  është e  ndarë në dy faza, përkatësisht “Albanian Lion ‘14”, 30 gusht-16 shtator dhe “Dragon Hammer ‘14”, 16 shtator -17 tetor.

Stërvitja “Albanian Lion ‘14” do të fokusohet në kryerjen e operacioneve të evakuimit të civilëve, “Non-Combatant Evacuation Operations”, nëpërmjet operacioneve detare, tokësore dhe ajrore. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë rreth 600 trupa, të cilët do të kryejnë demonstrime ushtarake në Bizë, në Zall-Herr, në Kepin e Palit, në Kuçovë, Pashaliman dhe Porto Palermo. Trupat do të mbështeten nga deti me katër anije ushtarake.

Ndërsa stërvitja “Dragon Hammer ‘14” do të zhvillohet në Bizë, me qëllim realizimin e skenarëve taktikë malor. Gjatë kësaj faze të stërvitjes do të shfrytëzohet baza e Kepit të Palit për bazë furnizimi logjistik, si dhe për largimin e trupave dhe automjeteve pjesëmarrëse në “Albanian Lion 2014”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.