Polici vret me armën e punës 34 vjeçarin, 7 vjet në konflikt prone.

Postuar në 08 Shtator, 2014 13:08

Tjetër viktimë për pronën. Një konflikt pronësie prej mëse 7 vitesh i ka marrë jetën një 34-vjeçari, ndërsa është qëlluar nga një punonjës policie.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:20 në fshatin Golaj të Hasit, ku 47-vjeçari Qazim Brati, punonjës policie pranë Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Kukës, pas një konflikti pronësie qëlloi me armën e punës ndaj 34-vjecarit Asllan Dauti. Sipas policisë, ai ka ndërruar jetë në spitalin e Hasit.

Forcat e policisë, të cilat mbërritën në vendngjarje bënë të mundr arrestimin në flagrancë të autorit.

Shqiptarja.com mëson se viktima dhe punonjësi i policisë ishin fqinj me njëri-tjetrin dhe prej vitesh kanë qenë në konflikt me njëri-tjetrin për një copë tokë.

Policia bën të ditur së në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit gjyqësor Kukës po  punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.