Sarandë, pranga 15-vjeçarit plagosi me thikë 20-vjeçarin pas një sherri.

Nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i minorenit K. B., 15 vjeç banues në lagjen “Nr. 3” Sarandë.
Arrestimi I këtij shtetasi u krye pasi më datë 25.09.2014 rreth orës 13:20 pas një debate për motive të dobëta ka qëlluar me mjete prerëse (thikë) shtetasin D. Zh., vjec 20, banues në Sarandë duke i shkaktuar plagë të rënda.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mitat Hoxha” ndërsa arrestimi i autorit është bërë Brenda pak minutash teksa ky I fundit po përpiqej të largohej nga qyteti i Sarandës me një makinë të rastit.
Materialet ju referuan organit të Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 I Kodit Penal.
Add new comment