Pisli i kërkon falje Didit: Isha i dehur kur e kërcënova me gjakmarrje.

“Isha i dehur kur kercënova me gjakmarrje drejtorin e Përgjithshmë të Policisë së Shtetit”.
Kështu është shprehur Nuredin Pisli, i ati i Flamur Pislit, i cili pak muaj më parë akuzonte kryepolicin Artan Didi, si vrasësin e djalit tij, Flamur Pislit, gjatë një aksioni të policisë për lirimin e pengjeve nga një autobuz në Qafe-Krrabe, ngjarje e ndodhur në vitin 1999.
Didi fillimisht për këtë ngjarje u akuzua nga Partia Demokratike, nëpërmjet një daljeje për mediat, teksa pas saj, i ati i Flamurit, Nuredini do të shprehej se Didi, i ka gjakun borxh sipas Kanunit.
Pas kësaj deklarate Pisli u arrestua nga policia, teksa u dënua nga gjykata me 5 muaj “detyrim paraqitje” dënim të cilin e përfundoi një ditë më parë.
Add new comment