Akuza për korrupsion, shkarkohet prokurori i Pukës Pëllumb Prençi.

U përfshi në skandalin e dhënies së drejtësisë në këmbim të parave në Gjykatën e Pukës, shkarkohet ish-drejtuesi i Prokurorisë në këtë rreth Pëllumb Prençi. Vendimi është marrë në unanimitet me 7 vota në Këshillin e Prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme, teksa Prençi aktualisht është person i pandehur dhe nën gjykim për “shpërdorim detyre” nga Gjykata e Shkodrës.
Në mbledhjen e kësaj të mërkurë këshilli i prokurorëve kë dëgjuar dhe versionin e Thoma Janos, kreu të auditit në Prokurori pasi ky i fundit një ditë më parë u denoncua nga Prençi si personi që ka ndërhyrë në procesin ku në emër të parasë shitej drejtësia.
Këshilli i Prokurorisë bën me dije se është në fazën e shqyrtimit të të dhënave, sipas të cilave zyrtari i Prokurorisë së Përgjithshme mund të ketë luajtur rolin e negociatorit ndërmjet ish-drejtuesit të Prokurorisë Pukë dhe të pandehurit në atë proces gjyqësor, P. Pjetri, lidhur me mosmarrëveshjet që duket se kishin me njëri-tjetrin.
Së bashku me Prokurorinë Prenci për skandalin u arrestuan dhe disa persona të tjerë mes tyre dhe ish-drejtuesi i Gjykatës së Pukë Shtjefën Lleshi dhe ky i fundit i përjashtuar nga togat e zeza me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Përfundimi i këtyre hetimeve do të vendosë dhe ngritjen apo jo të akuzës ndaj kryeaudituesit Jano, i cili është pezulluar nga kreu i akuzës Adriatik Llalla menjëherë pas denoncimit të prokurorit të Pukës.
Add new comment