Banorët e Balzës 10 ditë pa energji protestojnë: Të riparohet defekti.

Banorët e fshatit Balëz në Elbasan janë ngritur në protesta pasi kanë mbi 10 ditë pa energji elektrike. Mësohet se djegia e transformatorit i ka lënë pa drita dhe ende nuk është bërë zëvendësimi me transformatorin e ri duke shkaktuar reagimin e banorëve.
Ata kanë kërkuar riparimin e menjëhershëm të transformatorit dhe kthimin e energjisë elektrike pasi janë pagues të rregullt të faturave.
Banorët ankohen se nuk plotësojnë dot nevojat më të domosdoshme dhe ushqimet i janë prishur, ndërkohë që bizneset po falimentojnë.
Add new comment