Ngacmoi seksualisht pacienten. Largohet nga puna mjeku

Postuar në 07 Tetor, 2014 07:56

Artan Sulo, mjeku 51-vjeçar në spitalin e Beratit, është pushuar nga puna, pas denoncimit të bërë nga një paciente e tij, e cila ka deklaruar se ai e ka ngacmuar seksualisht. Drejtoresha e spitalit të Beratit, Valbona Papa deklaroi se mjeku ka pasur probleme dhe muajt e fundit ishte rehabilituar për varësinë ndaj alkoolit.

“Gjykata dha masën arrest shtëpie për mjekun Artan Sulo dhe pas vendimit të Gjykatës mjeku u pushua nga detyra. Morra vesh nga mediat se mjeku ngacmoi seksualisht 20-vjeçaren, ai kishte probleme po në marëdhenie pune ishte korrekt”, ka deklaruar Papa.

Sipas policisë dyshohet që ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që 20-vjeçarja ka qenë e shtruar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku është operuar.

Pas daljes nga spitali, vajza u ka thënë familjarëve të saj, se mjeku kirurg Artan Sulo e kishte ngacmuar seksualisht gjatë kohës që ajo kurohej.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.