Humbi familjen nga përmbytjet tani shqiptari ndihmon të tjerët.

Postuar në 12 Tetor, 2014 10:52

Ndërsa pjesa veriore e Italisë, sidomos qyteti i Xhenovas vijon të vuajë pasojat e motit të keq, mediat italiane i kanë kushtuar një hapësirë të veçantë shqiptarit Flamur Djala.
 
Në përmbytjet e vitit 2011 ai ka humbur gruan dhe dy vajzat e tij, por tani ka gjetur forcën për të jetuar e madje ndihmon të tjerët. Corriere della Serra shkruan se tre vjet pas tragjedisë tani shqiptari ndihmon të tjetër në këtë katastrofë në Xhenova.

Vendi ku u mbytën dy vajzat dhe gruaja e tij është përmbytur sërish gjatë ditëve të fundit, gjatë shirave të shumtë në Xhenova. Flamur Djala edhe pse vazhdon të jetojë në Xhenova, i trishtuar shprehet se e urren këtë vend, pasi ky është një qytet i dënuar sepse sa herë që bie shi ndodhin përmbytje.

Shqiptari Flamur Djala ende nuk ka marrë asnjë kompesim për vdekjen e familjes së tij nga përmbytjet e nëntorit 2011.
 
 
Autoritetet italianë po mbajnë gjendjen e alarmit, të paktën deri të hënën në Xhenova. Nga moti i keq, dy ditë më parë humbi jetën një 57-vjeçar. Veç pasojave të rënda që ka shkaktuar kjo situatë, në Itali vijon debati për paralajmërimin me vonesë të qytetarëve për përkeqësimin e kushteve atmosferike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.