Itali, arrestohet shqiptari, iu kapën 5 kg kokainë me vlerë 300 mijë €

Një shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane, ndërsa iu kapën 5 kilogramë lëndë narkotike.
Erjon Peqini, 36 vjeç u arrestua nga karabinierët në Sardenja, ndërsa po transportonte 5 kg kokainë të pastër me makinën e vet Peugeot 308.
Sipas policisë Peqini nuk ka precedentë të mëparshëm penalë.
Nga hetimet e policisë lënda narkotike kap një vlerë prej 300 mijë euro.
Gjithçka nisi pas një kontrolli rutinë. Karabinerët gjatë kontrollit të mjetit vunë re një ndërhyrje në pjesën e timonit, e ndërsa pas kontrollit të plotë zbuluan lëndën narkotike.
Add new comment