Vrasjet me pagesë, caktohen pesë gjyqtarët për “bandën e tritolit”

Postuar në 04 Nëntor, 2014 11:35

E ashtuquajtura banda famëkeqe e “tritolit”, banda e ekzekutimeve mafioze me pagesë të realizuara nga vrasësi Julian Sinanaj në bashkëpunim me kushërinjtë Mëhillaj nga Vlora, pritet të përballet në gjykatë me plot 35 akuza. Shorti ka përzgjedhur kryesuese të këtij procesi gjyqtaren me eksperiencë 11-vjeçare në Krimet e Rënda Flora Hajredinaj.
 
Sinanaj do të jetë në togën e të pandehurve së bashku me Andon Mëhillajn, Genis Mëhillajn në mungesë, Marion Mitron, Ilir Karcinin, Ndriçim Gjokonën dhe Alban Mexhajn, nën akuzë për një sërë vrasjes dhe grupi të strukturuar kriminal.
 
Kryesuesja Flora Hajredinaj do të ndihmohet në këtë proces nga kolegët e saj Ilirjana Olldashi, Idriz Mulkurti, Ardit Mustafa dhe Luan Hasneziri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.