Donald Lu: Në gjyqësorin shqiptar, raste shokuese

Ambasadori amerikan ka zgjedhur Durrësin për të folur mbi sistemin e drejtësisë në Shqipëri, në të cilin sipas tij janë verifikuar raste shokuese.
“Ka raste shokuese në sistemin e drejtësisë. Të gjithë përballen me rastet e korrupsionit”, ka thënë Lu.
Ai ka vënë në dukje se në vitet e fundit 3 gjyqtarë janë dënuar për korrupsion, por asnjë prokuror.
“Duhet një pjesëmarrje e gjerë e publikut për konsultimet për reformën në drejtësi”, ka sugjeruar më tej ambasadori.
/ Top Channel

Add new comment