Krujë, vijojnë aksionet antikanabis; asgjesohen mbi 2.600 rrënjë

Postuar në 10 Korrik, 2015 13:17

Në Krujë policia po vijon operacionet kundër kultivimit të kanabisit, të cilat janë kurorëzuar me asgjesimin e sasive të konsiderueshme të bimëve narkotike.

Kështu, në një operacion në orët e pasdites së të premtes është zbuluar një parcelë me mbi 2.600 rrënjë, të cilat janë asgjesuar përmes zjarrit. 

Operacioni, sipas një njoftimi për shtyp nga komisariati lokal, është realizuar nga agjentët e policisë dhe ata të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. 

Bimët e kultivuara janë gjetur në fshatin Ranxë të komunës Cudhi, saktësojnë më tej autoritetet lokale në njoftimin zyrtar për media.

/ Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.