Korçë, pranga të kërkuarit për trafik droge

Postuar në 25 Korrik, 2015 13:51

Agjentët e antidrogës në qarkun e Korçës kanë bërë të mundur këtë të shtunë arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim.

Sipas një njoftimi për shtyp nga drejtoria lokale e policisë, në pranga ka rënë shtetasi Marsel Morava, 39 vjeç dhe banues në qytetin jug-lindor të vendit. 

Sipas burimit, ndalimi i tij është bërë pasi 4 muaj më parë Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e trafikut të drogës.

/ Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.