Shtiren si policë për të grabitur, nën hetim dy persona

Postuar në 25 Korrik, 2015 13:51

Policia në Lezhë është vënë në kërkim të dy personave, të cilët, duke u hequr si policë janë përpjekur të mashtrojnë dhe grabisin një person.

Sipas një njoftimi për shtyp, personat në fjlaë, ende të paidentifikuar, duke udhëtuar me një automjet tip “Pasat”, me targë gjermane dhe të pajisur me sirenë policie kanë ndaluar një kalimtar. 

Ata kanë zbritur nga makina, janë identifikuar si punonjës policie dhe e kanë pyetur personin se çfarë kishte me vete. Ky i fundit, sqaron njoftimi, e ka kuptuar që të ardhurit nuk kanë qenë punonjës policie dhe është larguar prej tyre me vrap. 

Personi në fjalë nuk është lënduar, pasi ndaj tij nuk është përdorur armë zjarri apo e ftohtë, as dhunë dhe as nuk i është marrë ndonjë send me vlerë. 

Pas denoncimit që shtetasi me inicialet E.P ka bërë në polici, agjentët kanë nisur hetimet për identifikimin e dy mashtruesve.

/ Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.