Stina e një mercato-je masive

Një ditë po e një ditë jo del një lajm mbi një socialist lokal, që ka kaluar në kampin tjetër. Ngjarja më e rëndë në këtë drejtim u regjistrua me deputetin Vangjel Tavo, i cili ndërroi fanelën e PS-së me atë të LSI-së, ndërsa ngjarja më e freskët është ajo e Vlorës, ku ish-kryetari i PS-së, Kujtim Sulçe, u hodh gjithashtu me LSI-në. Në një intervistë për Shekullin, Sulçe e motivon largimin e tij nga PS-ja me pakënaqësitë ndaj Ramës e ndaj mënyrës se si ky drejton partinë më të madhe të opozitës. Ndërsa për afrimin tek LSI-ja, thotë se “zgjodhi LSI-në si parti të re, si pati të majtë që lufton dhe mbron idealet e luftës nacionalçlirimtare, si parti që punon dhe lufton për integrimin e vendit.”
Në disa rrethana nuk është personi që ikën në krahun tjetër, por vota e tij. Në disa këshilla të njësive të qeverisjes vendore ka ndodhur që një numër i caktuar këshilltarësh të koalicionit opozitar t’i bashkojnë votat me maxhorancën, dhe kështu drejtimi i këshillit kalon në duart e pushtetit, sidoqë opozita ka një shumicë të qartë në të njëjtin këshill. Dje, fjala vjen, maxhoranca mori dhe “postin” e kryetarit të Këshillit të Qarkut të Vlorës. Nuk i duhej një votë, as dy, për ta marrë këtë “post”. I duheshin nja dhjetë vota. I gjeti që të gjitha. Dhe kryetar në një Këshill, ku opozita ka 13 vota më tepër se sa maxhoranca është zgjedhur kandidati i së djathtës. Çfarë po ndodh? S’do ish keq që Rama t’na e shpejgonte me ndonjë “editorial”.
E.G.
Comments
Po ndodh nje gje shume e

Po ndodh nje gje shume e thjeshte, po ndodh ajo cka ne nje vend si ky i yni ndodh shume kollaj dhe spjegimi eshte shume i thjeshte pa patur nevoje per Editoriale nda z.Rama. Shqipatari eshte njeri i pabese, dhe kete e kam perjetuar ne lekuren time. Nuk ekziston as dinjitet as vlere, para parase. Ajo cka eshte me e rendesishme dhe skandaloze eshte qe ketu askush nuk njef limit per asgje, nuk pyet as kush esht e as nga vjen, nuk pyet as cfare ben e cfare demi sjell ky apo ai veprim. nuk shesin dhe as nuk blejne nje vote, shesin veten e tyre, si prostituat (pa i ofenduar) trotuareve. Qenkan zemeruar zoterinjte nga Edi Rama dhe shkojn tek shembullori Ilir. Po pse nuk i ulin dhe breket dhe te q.. me Ilirin se mbase tregojne dhe devotshmeri me te madhe ndja Ilirit.... pika qe sju bie, na turperuat neve si komb, juve dhe femijet tuaj. mershi ate qe meritoni, ne kete jete apo ne ate tjetren

lexova te gazeta Shekulli nje

lexova te gazeta Shekulli nje artikull shume interesant me nje titull vertet terheqes Edhe akullore edhe cokollate

Deputete te te dy kraheve qe jane edhe OJF-ista te suksesshem

Merreni Mustafa dhe botojen i.. Qe te kuptoj populli pse opozita nuk ben dot opozite.. Sepse ca jane biznesmene, ca jane OJF-ista dhe ca te tjere thjesht hajdute. Dhe pret populi nga keta te rrezojne Sali qenin.. Ptuu, burra te neveritshem qe nuk diten njehere te ndjejne kenaqesine e te qenit politikan qe te do populli

E c'fare spjegimi do jape

E c'fare spjegimi do jape Rama me Flete- Bubullimat (rrufete) e tij.Ato pervecse mund te entuziazmojne ndonje anetar partie nuk bejne asgje tjeter.Ne momentin e pare qe mund t'i jepet edhe vete Rames mundesia per te bere biznes me voten,pa hezitim do ta bente ate.Natyrisht me pazarin qe i shkon Rames e qe eshte pazar miliardash.

Add new comment