Loja berishiane me borxhin e shtetit dhe propozimi i FMN-së

Postuar në 31 Tetor, 2011 06:21

Në një lajm paraardhës në këtë faqe (http://www.respublica.al/artikuj/2011/10/31/qeveria-shqiptar...), kemi përmbledhur me pak fjalë një analizë të Gjergj Erebarës në gazetën Shqip. Kemi komentuar rreth kësaj analize se i bie që qeveria nuk e mat nivelin e PBB-së;  ajo thjesht e përcakton aq sa i duhet ajo, në mënyrë që borxhi publik të mos e kalojë shifrën 60% të PBB-së, gjë që do të alarmonte dynjanë. Mirëpo trukimi i të dhënave është më alarmant akoma.

Por ç’na tregon eksperienca botërore lidhur me menazhimin e borxhit shtetëror?

Në SHBA, tavani i borxhit përcaktohet me ligj në vlerë absolute, jo relative. Pra, është i pavarur nga niveli i PBB-së. Por rregullat e votimit në Senat e bëjnë të mundur rritjen e tavanit të borxhit vetëm në qoftë se 3/5 e senatorëve janë dakord. Në disa vende europiane po futet në kushtetutë tavani i borxhit si përqindje ndaj PBB-së, por ato kanë institucione serioze për matjen e kësaj të fundit.

Në raportin e saj të fundit rreth financave shqiptare, FMN-ja ka propozuar një rrugë të tretë për Shqipërinë – rritjen jo më shumë se 2% në vit të shpenzimeve buxhetore, me synimin që, kur të ardhurat të dalin më të mëdha se shpenzimet, teprica të shkojë për shlyerjen e borxhit. Por ky propozim nuk i pëlqen Berishës, i cili do që t’i rrisë sa më shumë shpenzimet buxhetore në vitet elektorale...

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.