Bashar Assad çudit dynjanë: Vrasjet i ka bërë ushtria pa urdhërin tim

Postuar në 07 Dhjetor, 2011 12:34

Presidenti sirian Bashar Assad ka pranuar t’i japë një intervistë gazetares Barbara Walters të kanalit televiziv ABC. Është e para intervistë për një televizion amerikan gjatë nëntë muajve të fundit, në harkun e të cilëve është kryer një plojë e vërtetë në vendin e tij. Numri i protestuesve të vrarë prej forcave siriane të sigurisë ka arritur shifrën 4 mijë. Protestuesit janë ngritur kundër regjimit, dhe Presidenti është kreu absolut i këtij regjimi. Dhe përgjigjja e tij përballë këtij fakti të nënvizuar prej gazetares ishte prej burracaku. “Nuk janë forca të komanduara nga unë; janë forcat e ushtrisë; dhe ato nuk janë nën hyqmin tim; unë jam thjesht president, e jo padron, i vendit”. Në të vërtetë, Presidenti është dhe komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, dhe në këtë kuptim, ushtria është de facto e de jure nën komandën e tij. Përveç kësaj, gjatë gjithë kësaj kohe ai nuk është dëgjuar në asnjë rast të distancohet nga dhuna vrastare e forcave ushtarake apo policore. Përkundrazi, gjatë gjithë kohës ka qenë zëri i vetëm i regjimit, që ka justikuar këtë dhunë. Ndërsa tani synon të fajësojë të tjerët.

Kështu ndodh pothuaj gjithnjë. Vjen një moment që të gjithë diktarorët shndërrohen në burracakë, e nuk kanë kurajo të marrin përsipër urdhërat e veprimet e veta.

M.N.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

<p><strong>&quot;</strong></p><h1 property="dc:title"><strong>Bashar Assad çudit dynjanë: Vrasjet i ka bërë ushtria pa urdhërin tim&quot; - &nbsp;&quot;Natyrisht!?!?&quot;</strong></h1>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.