Qosja versus LDK: Saga e debatit vazhdon

Debati mes Rexhep Qosjes dhe LDK-së vazhdon dhe sot e kësaj dite, me tonet e forta e të egra të fillimit. Qosja ka shkruar së fundmi një artikull në gazetën Bota e Re, dhe aty numëron sulmet që i janë bërë publikisht: “LDK-ja më ka bërë pesë sulme! Dhe, me këtë sot, vetëm dy përgjigje të miat”. Dhe më tej lëshon akuza të rënda kundër Isa Mustafës, i cili, sipas Qosjes, “ka marrë pjesë në miratimin e në ekzekutimin e vendimeve me të cilat prej shtëpive të tyre do të nxirreshin dhunshëm shqiptarë e në vend të tyre do të futeshin serbë”, dhe kundër LDK-së së kohës së Rugovës, për të cilën thotë se “[është një parti e regjistruar] në Ministrinë e Drejtësisë në Beograd”.
LDK-ja nuk e ka mbajtur dorën, dhe këtë herë, përtej akuzave të përsëritura, kapet pas personalitetit të Ibrahim Rugovës, për të cilin nuk kursejnë asnjë titull glorifikues: “Rexhep Qosja prapë u mundua pa shpresë ta denigrojë Presidentin Historik të Kosovës, themeluesin e shtetit të Kosovës, dijetarin e burrin e madh shqiptar, dr. Ibrahim Rugova. Ai shau e gënjeu, i trishtuar para figurës së madhe të Presidentit Historik, sepse e di që vetë është fare i vockël. Ai e di që Rugova ndërtoi gjithçka, e ndërtoi ashtu që të mos arrijë ta shkatërrojë asnjë i sojit të Qosjes e që ka synimet e Qosjes”,
Në këtë deklaratë, ata rrëzojnë dhe ‘legjendën’ e kontributit të tij në luftë apo të lidhjeve të tij me UÇK-në: “[Qosja] prapë u mundua të mashtrojë duke shpikur lidhje me UÇK-në, lidhje që nuk i pati kurrë. Ai luftën e ndjeu vetëm kur iku nga Kosova, i rruar e i kruar”.
Re.Pu.
Comments
Qosja nganjehere ngaterrohet

Qosja nganjehere ngaterrohet pak aty ku nuk duhet. Nje intelektual duhet te rendoje vetvetiu, ne fakt te jesh me i mencuri nuk dot te thote automatikisht te jesh me i fuqishmi! Perleshja e Qoses ne balle te gjere me te gjithe dhe kunder te gjitheve, nese nuk behet qellimisht prej tij, eshte nje gabim nga pikpamja e matjes se forcave dhe mundesise se fitores...

Nuk ndihesh mire kur degjon

Nuk ndihesh mire kur degjon akuza e kunderakuza te tilla, por kur prej tyre preket dhe perfshihet nje personalitet kaq i fuqishem intelaktual si R.Qosja ndihesh mjaft keq.

Duket prof. e di mire se sa fuqi ka cdo zyrtar i veshur me shume pushtet dhe per ma teper kur ka mbas vetes nje parti, por ai nuk rri pa e thene te verteten. E vertata i ka sjelle shume telashe individit Qosje, ia ka prishur dhe po ia prish qetesine personale ne vijimesi. Megjithese eshte bash keshtu, intelektuali Qosje nuk ben kompromise kur eshte fjala per te thene te verteten.

Por ndoshta e verteta nuk duhet thene perseritshem, kur nuk eshte mirefilli e domozdoshme.

Per vete situaten aq delikate

Per vete situaten aq delikate ne te cilen ndodhet Kosova sot, kerkohet sa me shume mirekuptim mes shqiptaresh e personalitetesh te kultures e politikes, por sic duket legjenda per burrerine, karakteristike te atyre aneve ka rene per te mos u ngritur me as edhe ne kohe kaq te veshtira per ceshtjen kombetare.Dhe kjo eshte e dhimbshme!

Ata qe kane qene te veshur me

Ata qe kane qene te veshur me pushtetin antishqiptar te Titos ne trojet e pushtuara shqiptare dje, sot jane te veshur me pushtetin antishqiptar “kosovar”. Jane hallkat e te njejtit zingjir antishqiptar, nga cila do ane ta kapesh. Antishqiptar dalin qe te gjithe. Eshte e vertete se LDK eshte e regjistruar ne Beograd dhe eshte parti krye e fund antishqiptare, “patriotike” qe ç’ke me te!... Aty jane renditur te gjithe tradhtaret se bashku, njeri pas tjetrit, dhe “imam” i te gjitha te gjumave ju ka mbetur Ibrahim Rugova, i cili, sipas nje deklarate publike te truprojes se tij, z. Adnan Merofci, thene ne emisionin “Oksigjen”, me daten 18. 11. 2011, se “Ibrahim Rugova nuk ka pranuar te kete shtetesi shqiptare dhe as pasaporte shqiptare, por I. Rugova me tha se po punoj per pasaporten dhe shtetesine kosovare”(!)… Shih ti tradhtine me brire Beogradi, ketu!... Prandaj, LDK i ka briret kaq te mprehte e po ia mprehe edhe Sali Berishe Fazlliçit… Po, ketu, Qosja ka te drejte, sepse ka nderruar per mire, e Isa Mustafa me “trimat” e tij per t’mire nderron veq kur shkon ne varr!...

Drenica e Kuqe

Ibrahim Rugova kudo qe

Ibrahim Rugova kudo qe udhetonte neper bote paraqitej me pasoshin jugosllav te Millosheviçit. Megjithese ne ate kohe shume kosovare kishin marre nenshtetesine shqiptare, ai e refuzonte me kokefortesi ate. Prishtina e barazlarguar nga Beogradi dhe Tirana ishte obsesioni i tij. Ai perpiqej te krijonte identitetin kosovar, gjuhen kosovare etj. etj. Me nje fjale ishte kunder bashkimit kombetar. Po ashtu ishte armik i terbuar i UCK-se. Nuk duhet harruar, per fat ka dokumente, kur ne parlamentin europian ne Strasburg ai u shpreh se UCK-ja eshte "dora e zgjatur e Serbise". Ai ishte per ruajtjen e statukuose dhe kunder luftes çlirimtare. Bishtat e tij sot duan te na e bejne patriot. Si njeri ne Shqiperi qe deshiron te na beje patriot Esat Pashe Toptanin dhe tradhtar Avni Rustemin. Keta njerez udheheqin sot ne Tirane dhe Prishtine.

Add new comment