Metrotë në Londër, Milano, NY, etj., pushtohen nga njerëz në... brekë!

Postuar në 09 Janar, 2012 08:44

"Jeta s’duhet marrë shumë seriozisht". Me këtë lejtmotiv ditën e dielë është zhvilluar në shumë qytete të botës lëvizja “Me Brekë në Metro”.

Lëvizja ka lindur më 2002 në ShBA dhe është bërë aq popullore sa në disa vende është dashur ndërhyrja e policisë.

8 janari është dita e përvitshme e lëvizjes “Me Brekë në Metro” ("No Pants Subway Ride") dhe zhvillohet tashmë në 60 qytete të botës. Në këtë ditë ftohen njerëzit të udhëtojnë në metro pa veshur pantallona e funde. Qëllimi është të ngazëllesh të tjerët. Katër janë rregulat e kësaj lëvizjeje: Të mos veshësh pantallona, funde, xhubletë, etj; të kesh veshur patjetër të mbathura; të sillesh si udhëtar normal; dhe, nëse dikush bën pyetje t'i përgjigjesh: "Sot kam harruar pantallonat pa veshur"

‘Flash mob’-et janë aktivitete bashkëveprimi social mjaft të njohura tashmë në botë, por që akoma nuk kanë gjetur hapësirë në Shqipërinë e mitingjeve.

Për sa i përket ditës “Me Brekë në Metro” ne duhet të presim ndërtimin e metrosë së Tiranës (apo makar dhe Tramvajit) për t'u bërë pjesë e kësaj inisiative Euroatlantike, por ndërkohë mund të hapim një temë linguistike: “a është e tolerueshme të përdoret fjala shqipe ‘brekë’ në një ditë të tillë?”

n.s.

Comments

Submitted by a.g. (not verified) on

A ka motiv ky demostrim, apo eshte thjesht per ajrim ?! Se nje shok me tha qe, sikur t'a festojme dhe ne " me breke ne blook" ?

Submitted by Albann (not verified) on

Keshtu eshte kur vjen "nga vicidoli".S'e di qe  fjala   "breke" eshte zevendesuar me fjalen   "MBATHJE" OSE "TE BRENDSHME" per te mos qene vulgar.(i rendomte) .Ky eshte niveli kulturor i njerezve qe sa vjen dhe po varferojne fjalorin e tyre. Kane degjuar gjyshen qe thoshte"breke" , degjojne babain qe thote "breke" degjojne kryeministrin (nga vicidoli) qe thote "breke" dhe s kane lexuar ndonje liber apo reviste ku shkruhet "mbathje"( ne fakt edhe librat varet kush i shkruan e redakton).Por me e keqja  edhe se edhe kur e degjojne apo lexojne kete fjale "mbathje" s perpiqen ta bejne pjese te fjalorit te tyre ...Ne fund te fundit jemi nje "geto" e Evropes ku te perdoresh gjuhen formale edhe ne gazete dhe lamet ne televizion eshte "qesharake".Ne fakt fjala "breke" eshte me kuptimplote persa i perket eres ,mire eshte mos u mundoni ta zevendesoni. Keshtu qe diten kur te lajmerohet qe shqipetaret do dalin "me breke" ,do na shkoje ndermend te marim maske me vete .

Cdo kulture ka te mirat e te keqijat e saj. Jo cdo gje ne perendim eshte e mire...Ka shume te rinj ne perendim qe i mbajne pantallonat poshte "brekeve" .Por me sa kam vene re njerezezve me kulture u vjen ndot tu afrohen...Prandaj merni(kopjoni) prej perendimit ate qe eshte pozitive, jo gjithcka qe shikoni. Jeta vazhdon.Nuk eshte se do behet nami,edhe sikur njerezit ti heqin mbathjet e te dalin nudo.Cudia zgjat 3 dite dhe pastaj kthehet ne normale.Por ka nje ETIKE ne veshje e sjellje  qe lejon te besh dallimin kur je ne plazh per qef,je  me sherbim ushtarak,je ne shkolle,zyre,restorant apo po shkon ne shtrat per te fjetur.Njerezit ishin pa rroba dhe u veshen,si detyroi askush.

Nese shqipetaret s kapin dot pozicione te larta zyrtare meper bote eshte pikerisht kjo mungese kulture ne menyren si vishen,si baskeveprojne me te tjeret,si promovojne vetveten dhe kompanine (grupimin) qe perfaqesojne dhe kuptohet se kur shkojne ne intervista "harojne pantallonat" ose perdorin fjalen "breke" dhe jo" mbathje"

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.