Berisha thotë se Kushtetuta nuk ndryshohet, edhe kur kjo gjë nuk i kërkohet!!!

Postuar në 12 Janar, 2012 12:26

Në një shënim të mëparshëm në Respublica.al, komentuam përgjigjen që i dha Berisha pyetjes së Sonila Meços në ABC News rreth kontrastit mes qëndrimeve të tij e qëndrimeve të ambasadorëve lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri. Dhe ne ngritëm pyetjen “Berisha ka respekt absolut për kushtetutën, por nuk merret vesh se ku dreqin bie ndesh presidenti konsensual me Kushtetutën?” Po në atë intervistë, Berisha nxorri përsëri Kushtetutën si alibi, kur u pyet për një çështje tjetër -- rreth ndryshimit të sistemit aktual zgjedhor.

Meço e pyeti Berishën nëse do të ishte dakord për një korigjim kombëtar të sistemit rajonal zgjedhor, QË NUK DO TË KËRKONTE NDRYSHIMIN E KUSHTETUTËS (theksimi i ynë, por pjesërisht edhe i Meços). Dhe si u përgjigj Berisha? “Nuk mund ta ndryshojmë Kushtetutën çdo 3-4 vjet”(!!!!!). Dhe kur Meço përsëriti se bëhej fjalë për një ndryshim të sistemit zgjedhor që nuk kërkonte ndryshimin e Kushtetutës, Berisha vazhdoi të molloiste për rëndësinë e mosndryshimit të shpeshtë të saj…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>Berisha duhet te marri presidentin pas tij prokurorin e pergjitshem, zv kryetarin e KLD, kreun e ShiSh dhe&nbsp;mbase atehere do e kuptoje trojka e leshit se me ke ka te beje dhe do filloje te flasi hapur kunder ketij diktatori.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.