Bilanc i paqartë i ditës së sotme në Kosovë

Për një kohë të gjatë, ka patur lajme kontradiktore lidhur me atë që po ndodhte në afërsi të pikave kufitare Merdare e Dheu i Bardhë. Gazetarët, për shkak të faktit që protesta nuk ka qenë e përqendruar, e kanë patur të vështirë të ndjekin copëza ngjarjersh, e më pas të ngjisin këto copa për të dhënë ngjarjen e plotë. Gjatë gjithë ditës është folur për të një ballafaqim midis policëve e protestuevse, për gaz lotsjellës të përdorur nga të parët, për reagim të dhunshëm nga ana e të dytëve, për bllokimin e Morinës me synimin për të ndaluar hyrjen e tiranasve në Kosovë, për të lënduar nga të dy krahët, për arrestimin e Albin Kurtit, etj, etj. Gazetarët i janë referuar vazhdimisht në lajmet që kanë dhënë lëvizjes Vetvendosje dhe policisë, të dhënat e të cilave shpesh herë binin ndesh me çfarë u vinte nga terreni nga burime të tjera të pavarura, e për këtë arsye tabloja e plotë e ngjarjes ka qenë e arnuar.
Sidoqoftë, disa fakte janë tanimë të pakundërshtueshme:
1.Albin Kurti nuk është arrestuar (do ish një ngjarje shumë e rëndë, sikur të ish e vërtetë).
2.Ka dhjetra të lënduar e dhjetra të arrestuar.
3.Ballafaqimi në terren nuk ka përfunduar ende.
Re.Pu.
Add new comment