21 janari paraprihet nga një protagonizëm i ethshëm ambasadorial

Postuar në 19 Janar, 2012 07:18

Është i rastit ky protagonizëm dipomatik në prag të përvjetorit të 21 janarit? Ndoshta, por do ishte një rastësi shumë e rrallë. Folën tre ambasadorët, folën tok e folën veç e veç, lidhur me 21 janarin; kërkuan hetimin e ngjarjes; kërkuan të respektohet prokuroria. Para tyre kanë folur ambasadori danez dhe ambasadorja gjermane. Dje foli qartë e prerë një ish-ambasador i SHBA-ve. Herë pas here ka folur ambasadorja britanike, Fiona Mcllwham. Kjo e fundit foli dhe sot. Dhe foli po aq qartë.

“Në prag të përvjetorit të protestës së 21 janarit, mendimet tona janë me familjet e atyre që u vranë. Fillimi i vitit të kaluar ishte një moment shumë i trishtuar për Shqipërinë dhe për demokracinë në Shqipëri. Siç e kanë deklaruar edhe miqtë nderkombetarë, është shumë e rëndësishme, sidomos për familjet, që të jepet drejtësi.”, tha ajo. Dhe  më tej bën një apel: “[Ky proces] nuk duhet, me të vërtetë nuk duhet, të vonohet. Ne u bëjmë thirrje të gjithë autoriteteve shqiptare për të bashkëpunuar plotësisht me prokurorët për hetimin.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>Nuk eshte e rastit qe marrin e rimarrin temen e 21 Janarit; ata mundohen te hedhin &#39;gota&#39; uji te ftohte ne &#39;kazanin&#39; qe po vlon (sipas te dhenave te tyre te brendshme).</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.