Spanja i kërkon BE-së ta ulë pak ‘kërkesën e llogarisë’

Deficiti i Spanjës vitin e shkuar ishte 8% e GDP-së. Këtë vit spanjollëve po u kërkohet ta zbresin në 4,4%, por nuk është e lehtë. U duhet të heqin nga thesi i shpenzimeve publike 40 miliardë dollarë, ndërkohë që ekonomia e tyre është duke ndjekur një spirale të frikshme rënieje; dhe ka shumë vetë që mendojnë se shkurtimi i shpenzimeve publike e penalizon rritjen ekonomike. Papunësia ka kapur më shumë se 5 milionë spanjollë të aftë për punë (pikërisht dje u regjistrua niveli i papunësisë në 22,8% të popullsisë, gjë që do të thotë se afërsisht një në katër persona është pa punë). Sipas FMN-së, ekonomia do të bjerë me 1,7% këtë vit, e do të vijojë të bjerë edhe vitin tjetër.
Perspektiva është e errët. Kryeministri konservator, Mariano Rajoy, në takimin që pati sot me Angela Merkel-in i kërkoi kësaj të fundit, por dhe BE-së, që në këto rrethana të t’mos u ushtronin presion lidhur me deficitin.
Re.Pu.
Add new comment