Nafta virgin: si gjithmonë avokatët janë sëmurë

Postuar në 01 Shkurt, 2012 05:22

Dështimi i seancave gjyqësore ku të pandehurit janë peshq të mëdhenj të biznesit apo politikës duket se është kthyer tashmë në një traditë për sistemin e drejtësisë. Kështu, dje gjykimi i të akuzuarve për kontrabandën e naftës virgin shënoi një rekord duke dështuar që në seancën e parë. Arsyeja? I akuzuari kryesor i kësaj çështjeje, Hajri Elezaj është arratisur. Avokati i zotit Elezaj ka kërkuar shtyrje për arsye shëndetësore – a ka vallë ndonjë profesion tjetër në Shqipëri që të sëmuret aq shumë sa avokatët e VIP-ave? – dhe po kështu edhe i akuzuari i dytë i madh i kësaj afere, zoti Ilaz Fisheku, njoftoi gjykatën se ishte i sëmurë dhe nuk mund të paraqitej. Është e turpshme që kaq shumë gjykime të dështojnë për një arsye që s’para pi më ujë as kur do të mungosh nga ndonjë orë mësimi, por ja që kështu është gatuar drejtësia shqiptare.

Në sallën e gjyqit, si gjithmonë, ndodheshin peshqit e vegjël, kryesisht shoferët që kanë kryer transportin e naftës. Me pak fjalë, mund të thuhet se drejtësia në Shqipëri ka filluar të funksionojë sipas atij zakonit të vjetër të aristokracisë europiane, ku për çdo gabim që bënin fëmijët e familjeve të mëdha, drurin e hante shërbëtori që ata mbanin me vete.    

M.M.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.