Një goditje tjetër për imazhin e Gjykatës së Lartë; është Prokuroria që e jep

Gjykatës së Lartë po i dalin boll probleme të imazhit e të besueshmërisë. E pikërisht në këtë moment, Prokuroria e Përgjithshme i jep një goditje tjetër. Organi i akuzës ka filluar një procedim penal ndaj tre personave nga Fieri, Agron Lumeshit, Enard Lushakajt dhe Renato Mellarajt, pasi, sipas saj, këta janë përpjekur të ushtrojnë presion e ndikim mbi anëtarë të Gjykatës së Lartë, në mënyrë që këta të fundit të favorizonin një palë në një çështje gjyqësore. Më konkretisht, synimi ka qenë të lirohej nga burgu Vilson Mellaraj, i cili akuzohej se në vitin 1999 në Athinë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Dorjan Sula dhe ka plagosur shtetasin Stavri Lalo. E vërteta është se gjyqi është bërë në muajin maj të vitit 2011, dhe personi në fjalë nuk është favorizuar, por prokuroria lë të nënkuptohet se korrektesa në gjykim nuk ka ardhur prej integritetit të gjyqtarëve, por prej faktit që të akuzuarit e saj kanë ditur, që po përgjoheshin, dhe për rrjedhojë i kanë lënë përpjekjet e tyre korruptuese në mes të rrugës. Nga përgjimi, gjithnjë sipas prokurorisë, del qartë se janë grumbulluar pará, me të cilat do duhej të blinin favorin. Gjyqtari që ka qenë piketuar për t’u paguar ka qenë Gani Dizdari.
Gjykata e Lartë ka bërë shpejt e shpejt një njoftim për shtypin, ku mohon që të jenë bërë telefonata mes gjyqtarit në fjalë e personave të akuzuar (ndër këta të fundit është dhe nipi i Dizdarit).
Re.Pu.
Comments
Tropojan eshte ky

Tropojan eshte ky DIZDARI??

Sigurisht!!!

Thjesht pyetje retorike...

jo, eshte Skraparli...

jo, eshte Skraparli...

Atehere ku eshte

Atehere ku eshte ndryshimi?!!!!!

Besoj, tropojan, pasi 9 në 10

Besoj, tropojan, pasi 9 në 10 gjyqtarë janë nga ajo rracë. Intelekt bathoreje, patjetër.

Eshte e vertete qe ai eshte
Eshte e vertete qe ai eshte tropojanr, dhe per me teper ka dhe nje far lidhje krushqie me salen, por kur eshte pyetur nga njerez per gjygjin e metes, ka thene fjal per fjale: po te isha un, ai do ishte ne burg.
Dhe mos u cudisni per gjera te tilla se ceshtjet ne Shqiperi pergatiten nga ndihmesit e gjygjtarve.
Add new comment