Xhemal Zhuri: Jam ish i përndjekur, i papunë dhe i varfër; prandaj doja të hidhesha nga vinçi

“Nuk u hodha nga vinçi vetëm për shkak të këmbënguljes së zv.drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut”, ka pohuar sot për televizionin News 24 Xhemal Xhuri, 50 vjeçari që tentoi të hidhej nga 84 metra lartësi, nga maja e vinçit që është montuar pranë shumëkatëshit që po ndërtohet ngjitur me ish-hotel Drinin. Të nesërmen e ngjarjes u tha se Zhuri kish nxjerrë si motiv të vetvrasjes që donte të kryente faktin që “atë shumëkatësh po e ndërtonte një komunist, dhe këtë gjë ai nuk mund ta duronte”. Por me sa duket, gazetarët thjesht kanë sajuar një motiv prej të përndjekuri politik (Xhemal Zhuri ka bërë burg politik gjatë regjimit të Enver Hoxhës).
Nuk ka qenë i keq si scoop, mirëpo e vërteta është krejt tjetër. “Shkaku është se jam pa punë, pa lekë; ministria e drejtësisë po na mashtron; kemi vuajtur gjithë jetën, dola nga burgu, mora pjesë në hedhjen e bustit të Enver Hoxhës; kam qenë i burgosur politik, mbi 10 vjet në burg; shteti duhet të na japë dëmshpërblim, janë bërë dokumentat dhe nuk dimë më ku janë. Kemi harxhuar lekë për të bërë dokumentat, mora një këst dëmshpërblim, tani po pres këstin tjetër. E kisha ndarë mëndjen për t’u hedhur”,- deklaroi Zhuri me pamje paksa të hutuar, ca prej kamerave televizive e ca prej asaj që donte të bënte dy ditë më parë.
Re.Pu.
Comments
Gjynaf qe nuk e lane te

Gjynaf qe nuk e lane te hidhej , se do i ngelet peng per gjithe jeten looooooooooooool

Po te isha une ne vend te atij Rumbullakut do i thosha : Ik re dreq se nuk hidhesh dot jooo--Burri po tha do hidhemdhe nuke ben dysh --Direkt hidhet

Ja une psh kur veja tek maja e molit ne Uje te ftohte ,edhe kur oisha i vogel --nuk e zgjasja ,saveja atje dhe direkt hidhesha me koke .......Tamam trim mbi trimat -loool

Ndersa njeri nelagjen time ,ishte icemndur fare --Ai hidhej per 50 qindarka nga maja e Kalase tek Fanari qe eshte 30 metra e larte --Po ai nuk kishte tru --ishte komplet out

Me vjen plasje me ate Rumbullakun qe nuk eshte treguar hic i squt --Sala duhet ta shkakroje ate dreq ,urgjent

---Sa te fitoj PS-ja dhe une do u bej derman ketyre te persekutuarve --Do hap prape minieren e Spacit dhe do i fus te gjithe atje ---Por tani dua te me bejne nga dy norma diten ----dhe Komandant te burgut do vendos Mero Bazen loooooooooooooooooool--Ndersa drejtor burgu do jem vete--Se me jepet per drejtorllek --Jam shume i drejte nuk mbaj me hater ....

Add new comment