Sigurimet, AMF: Ulja e çmimeve, e pazakontë

Ulja e menjëhershme e çmimeve të policave të sigurimit nuk ishte në të mirën e përdoruesve të automjeteve. Kjo është ajo ç’ka orvatet të shpjegojë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, nëpërmjet një lajmërimi për mediat, pas shtrenjtimit të siguracioneve, e cila dyshohet se është bërë me marrëveshje midis siguruesve.
Argumenti që përdor autoriteti është ky: “Çmimet e aplikuara që prej shtatorit 2011 kur edhe u liberalizua tregu nuk ishin reale dhe pasqyrë e tregut të sigurimeve në vend”. E përkthyer me fjalë të tjera, AMF kërkon të tregojë se ulja e primeve ishte aq e madhe pas liberalizimit të tregut sa rrezikoi që kompanitë të mos kishin të ardhura të dëmshpërblenin të siguruarit. Në këtë kontekst, shtrenjtimi sërish, madje i menjëhershëm i policave sipas saj, përkthehet si një vendim në të mirë të të siguruarve dhe kompanive
Me çmimet e reja, Sigurimi i Detyrueshëm Motorik (TPL-ja) për automjetet deri në 1 600 kubik, është mesatarisht 14 000 lekë, ndërsa për ato me fuqi më të madhe vërtitet në rreth 14 600 lekë. Me liberalizimin e tregut, çmimet varionin nga 4 500 deri në 6 000 lekë.
Para se të liberalizohej tregu, çmimi për autoveturat varionte nga 7 mijë deri në 8 500 lekë, në varësi të fuqisë motorike. Kjo është pasqyra e çmimeve para, gjatë dhe pas liberalizimit të tregut të sigurimeve, ku secili e bën vetë llogarinë.
S.E.
Comments
A ka mundesi ju te

A ka mundesi ju te respublikes, meqe keni eksperte te fushes, te na jepni ndonje pasqyre te te ardhurave te ketyre shoqerive te sigurimeve dhe shpenzimeve te tyre, vetem per makinat? Sepse edhe kjo ngritje e re e çmimeve te tyre, po me duket tamam si ato rritjet e çmimeve te CEZ-it, qe perpiqet te mbuloje energjine e papaguar te me se 30% te konsumatoreve, te çmimit te sherbimit urban, edhe ketu vetem nga fatorinot vidhet rrreth 25% e xhiros ditore. Kurse ne kete rast, po me duket se, sipas miqve te mi, asnjehere keto shoqerite e sigurimeve, nuk kane demshperblyer ne menyre te sakte demmin e kryer ndaj makinave te demtuara por te siguruara.....

Nese do te na jepnit nje sqarim te tille, do tu isha shume mirenjohes, juve zoterinjve te Respublikes, ose edhe te ndonje anetari te respektuar te ketij siti, qe ka njohuri per çeshtjen.

Alidemso, po perpiqem te te

Alidemso, po perpiqem te te jap nje pergjigje pyetjes tende vetem per sigurimin e detyrueshem motorik, dmth sigurimi qe ben pjesa me e madhe e jona.

Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare raporton se ne vitin 2011 primet e siguracionit te detyrueshem motorik ishin rreth 3.7 miliarde leke, rreth 12 % me pak se 2010. Ulja mendohet se erdhi per shkak te uljes se ndjeshme te cmimeve per 4-5 muaj. Per sa i perket demeve te paguara po per kete kategori, AMF raporton se kompanite kane paguar rreth 1.2 miliarde leke. Kjo eshte nje shume rreth 15.7 per qind me e vogel se ajo e paguar ne 2010.

Add new comment