“Albpetrol”, ende asnjë datë për ankandin

Qeveria ka bërë gati tashmë të gjithë procedurën për shitjen e kompanisë shtetërore të naftës “Albpetrol” dhe duket se do ta përdorë si një burim të mirë të ardhurash për buxhetin e shtetit. Megjithatë, deri më tani nuk ka ende një datë për zhvillimin e ankandit. Ndër privatizimet strategjike, qeverisë i ka mbetur vetëm “Albpetroli” për të përmirësuar disi arkën e shtetit nisur edhe nga vlera e kompanisë. Kompania “Patton Bog’s” e ka vlerësuar “Albpetrolin” rreth 450 milionë dollarë, megjithatë nuk është kjo shuma, të cilën ekzekutivi synon ta arrijë në shitje për shkak të aseteve të amortizuara që ka kompania shtetërore. Nëse ekzekutivi arrin ta mbyllë brenda këtij viti shitjen e “Albpetrolit”, këto para do t’i shërbenin shumë buxhetit të shtetit në këtë periudhë krize.
Ekzekutivi ndërmori disa rregullime të tjera në procedurat e shitjes së kompanisë duke i kufizuar të drejtën e përdorimit të burimeve natyrore për një afat 25 vjeçar dhe jo pafundësisht siç ishte më parë. Edhe kjo masë ishte në kuadër të përgatitjes për kalimin tek një pronar tjetër, në mënyrë që blerësit e rinj të mos konkurronin pandershmërisht.
Në vizitën e fundit të zhvilluar në Azerbajxhan, Kryeministri Berisha i bëri thirrje kompanisë shtetërore të këtij vendi për të marrë pjesë në garën për shitjen e “Albpetrol”, por interesi nuk mungon edhe nga kompanitë prej vendeve të tjera siç do të ishin SHBA-të apo shtetet e Amerikës Latine. Kush nuk do të preferonte të blinte apo të merrte me koncesion një kompani, në pronësi të së cilës janë hapësira ende të pashfrytëzuara si burime nafte, aq më tepër kur çmimi i arit të zi mbetet në çmime maksimale në tregjet ndërkombëtare..
S.E.
Comments
@S.E. - MOS U MERZIT SE DO E

@S.E. - MOS U MERZIT SE DO E MARRESH VESH DATEN ................................................. KUR TE PERFUNDOJE "ANKANDI"

e beri sali hajvani kete

e beri sali hajvani kete shtet me keq se ne 1913, vetem bytha na ka ngel pa shitur...

E kane per soj keta kur u

E kane per soj keta kur u vjen mortja. Edhe Naltmadhnia e Tij Zogji i Pare (shyqyr zotit i fundit), keshtu vodhi e iku si hajdut! keshtu do iki edhe ky e do kerkoje strehim ne Azerbajxhan.

Sa me shpejte aq me mire. Per

Sa me shpejte aq me mire. Per rracen dembele dhe parazite shqiptare, vetem privatizimi eshte ilaçi i duhur.

Kur te mos kete me me shumice drejtora, inxhiniere, ekonomiste dhe punetore qe i paguan shteti, atehere lirisht mund te thuhet se vendi ka hyre ne rrugen e duhur.

Ne te kundert ne rrezikojme te mbesim nje shtet dhe nje komb jokonkurues ne rajon.

Po shesin gjakun dhe djersen

Po shesin gjakun dhe djersen e tre brezave per te bere rrush e kumbulla si gjithe pasurine tjeter qe e lane e u shkaterrua dhe u grabit e u shit per skrap ne industrine e naftes dhe te gazit.

Disa dhjetra sonda shpimi ,mesatarisht me nje vlere blerjeje ne kohen e sistemit socialist jo me pak se tre deri 4 milion dollare secila ,(kane qene rreth 35 sonda te tilla vetem ne ndermarrjet e kerkimit per nafte e gaz),me dhjetra kilometra tubacione qe i lane jashte çdo sherbimi apo i ç'varrosen per ti shitur per hekur qe kane kapur shifra prej disa mijera tonelata ,disa dhjetra gaz ndaresa ,ujendaresa ,separatore e dehidratore ,rezervuare e te tjera e te tjera paisje te nxjerrjes se naftes dhe te gazit, disa dhjetra motorra me djegie te brendeshme ,traktora ,kulla shpimi qe jane blere me lekun qe i eshte hequr nga buka e gojes popullit Shqiptar per te zhvilluar ate industri ne rreth 80 vjet jete .( Mire qe nuk i lexon k/min keto komentet se nuk do te thoshte ato qe thote per naften dhe gazin ne Shqiperi , kur vjen apo shkon ne ndonje Azerbaxhan ,pa le po te shkoje ne Rusi a me tej ne Siberi e Alaske )

Perveç kesaj shitet djersa dhe mundi i punes se brezave te naftetareve qe kane lene jeten e tyre dhe te familjeve te tyre ne nafte ,dhe qe nuk ju jepen as minimumi i shperblimit qe duhet te konsiderohej me status te naftetarit ,por i jepet ushtarakeve te cilet nuk kane qene aspak me te sakrifikuar se naftetaret apo minatoret .Por ligjvenesit e parlamentit shqiptar siç mendohet ishin bij ushtarakesh dhe jo naftetaaresh apo minatoresh qe te kujtoheshin per kete grup njerezish qe lane shtepite e tyre ne Paatos ,Ballsh Vlore ,Fier ,Skrapar Kuçove Lushnje e Sarande etj,per te fjetur e jetuar ne barakat "Amantia" apo barakat prej derrase e ndonjehere edhe pa ato fare ,te ushqeheshin ne menxat e Divjakes, Cakranit ,Stjarit ,Gorishtit ,Marinezes ,Ballshit etj ,per te punuar me sakrifica qe sot as mund te perceptohen nga keta qe bejne politiken e naftes e te gazit.Kur ishte fjala per votime G.Ruli ,e ndonje biçim deputeti qe as emri nuk i mbahet mend qe ka dale nga gjiri i naftetareve dhe po e ngrys me te ndenjurat ne karriken e parlamentarit premtonin per status por ne fakt vetem kane genjyer ne menyren me te paturpeshme.

Te gjitha sa thashe me siper , ndonje " i çertifikuar" deputet prej disa legjislaturash i di mire ose afersisht mire ,por "barku i ngopur nuk pyet me per ate te pa ngopurin" ,po ti lexoje keto rrjeshta, atij duhet ti vije turp qe nuk luajti as gishtin per naftetaret asnjehere ,sepse i harroi shpejt ditet dhe netet ne puset e shpimit ,ankthin ,sakrificat ,pergjegjesite ,koleget dhe vete punetoret qe i kishte gati kolege ne pusin qe shpoi ,doemos tashme enderrat e tij jane vetem militantiste.

Ka harruar krejt se rezervat e zbuluara nuk jane kontribut i askujt nga ata qe ka prane ,por vetem dhe vetem i naftetareve ,ish kolegeve te tij shpues ,gjeologe ,gjeofizike e prodhues.Ashtu si u hodhen ne rruge mijera punonjes te ARMO ,apo ndermarrjeve te Shpim kerkimit e Shpim Shfrytezimit ,dhe se fundmi ndermarrjeve te prodhimit ,ashtu do te vijojne edhe se fundmi te hidhen ne rruge njerezit qe nuk i bejne hosana pushtetit dhe partise ne pushtet.,sepse askush nuk hap goje ,askush nuk i ka mbeshtetur kurre naftetaret ,megjithe protestat e tyre Sindikatat e ashtuquajtura te tilla jane vetem kone qe vijojne te lepijne kockat e hedhura nga qeverite dhe gjithmone kane qene pale me to ,dhe deputeet e çertifikuar ca me keq .

Vetem per nje gje gjejme ngushellim ,ne kete gjendje te krijuar ne nafte ,ne qe e kemi jetuar naften .

Ne kete gjendje qe e katandisen keta qeveritare dhe te tjere para tyre, e ndiejme vehten me lehte , te vihet ne zot qofte edhe falas ,sepse kur e shohim ne kete gjendje ,ne keto duar qe e administruan e po e administrojne ne kete baterdi per ne, dhe" normalitet e te sukseseshme "per ata, çdo dite e me teper na shkurtohet edhe ajo pak jete qe na ka mbetur.

Te drejte ke vella! Perse nuk

Te drejte ke vella! Perse nuk organizoheni te shkoni tek avokati i popullit, tek trupi diplomatik? Neser do te jete akoma me vone.

Add new comment