Borxhet, gjykatat “punojnë” vetëm për bankat dhe “CEZ Shpërndarjen”

Dyert e gjykatave të shkallës së parë në të gjithë vendin po përballen këto ditë me një lum kërkesash nga ana e bankave, por edhe CEZ Shpërndarjes për lëshimin e urdhrave të ekzekutimit ndaj kredimarrësve të këqinj në rastin e parë dhe debitorëve në rastin e dytë. Në rastin e bankave, lëshimi i urdhrit të ekzekutimit ka të bëjë me kalimin e kolateralit në emër të kredidhënësit (në rastin tonë, të bankës) në kushtet kur kredimarrësi nuk ka mundur të shlyejë borxhin. Për sa i përket CEZ Shpërndarjes, në këtë rast, kompania ka zgjedhur rrugën gjyqësore për mbledhjen e parave prej abonentëve që nuk paguajnë.
Referuar të dhënave nga web-et online të gjykatave, mësohet se vetëm në gjykatën e Tiranës, “CEZ Shpërndarja” ka dërguar plot 552 kërkesa për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit ndaj abonentëve familjarë. Disi më i vogël është numri i kërkesave të ngjashme të depozituara nga bankat, plot 309 të tilla. Të dyja këto shifra mund të konsiderohen rekord për nga numri i tyre, por kohës së shkurtër gjatë të cilës janë dorëzuar kërkesat. Të gjitha ato, janë depozituar në periudhën 1shkurt-17 shkurt 2012.
Rritja e ndjeshme e numrit të kërkesave për lëshim urdhri ekzekutimi tregon se as bankat dhe as “CEZ Shpërndarja” nuk kanë më asnjë mundësi tjetër për mbledhjen e detyrimeve ndaj tyre përveç se me forcë duke pasqyruar kështu edhe një herë krizën e pagesave që ka kapur vendin.
S.E.
Comments
Si bankat ashtu dhe CEZ
<p>Si bankat ashtu dhe CEZ Shperndarja bejne pjese ne grupin e hajdutve te ligjesuar nepermjet vullnetit te popullit sovran qe ja ka deleguar te drejtat e tij qeverise :Taksa e Televizionit me dhune dhe taksa e sahatit elektrik edhe kur konsumi eshte zero.</p><p>Prandaj i takon Gjykates te vendos nese do te mbaje thesin e kusareve apo do te jete me popullin.</p>
Add new comment