“Quo vadis” përsëri Jozefinë...?

Postuar në 20 Shkurt, 2012 03:38

Kuvendi njihet si institucioni më “dorëshpuar” në drejtim të përdorimit të fondeve të buxhetit të shtetit. E përditshmja “Shekulli” është hapur sot me titullin: “Topalli kërkon të blejë makinë 240 mijë USD”, ndërsa në brendësi thekson edhe faktin se Kuvendi ka një administratë tejet të fryrë “duke u kthyer në një Zyrë Punësimi”. Më tej vijohet me përfitimet e Kryetares së Kuvendit dhe vartësve të saj.

Sipas buxhetit 2012 të Kuvendit, të cilit edhe i referohet gazeta, përveç pagës 227 mijë lekë në muaj, Kryetarja merr edhe 108 mijë lekë dieta. Për sa i përket administratës së Topallit, theksohet fakti se pagat e tyre janë sa 80 për qind të fondit të pagave që përfitojnë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Pak javë më parë ne kemi cekur edhe një herë shpenzimet e mëdha të Kryeparlamentares (http://respublica.al/artikuj/2012/1/6/kuvendi-7-milione-leke-ne-muaj-karburant-ose-quo-vadis-jozefine), por nisur nga publikimi i sotëm është rasti për të thënë sërish: Quo vadis përsëri Jozefinë...?

S.E.

Comments

Submitted by a.g. (not verified) on

T'i bejme nje thirrje halldupshe per veshe me timpan zonjes se 'kackarritjeve' Topalli , qe ne shembullin e presidentit grek Papulias, te fale per 'votuesit' e saj te mbuluar me 'jorgan' debore te ardhurat pushtetore? Do t'a beje valle, apo do u drejtohet biznesmeneve te sensibilizohen ?  'Shembulli' personal eshte paraprires ne 'beteja te veshtira'. Te shohim s'a i 'dhemb barku' per te nxjerre 'te miret' nga bataku i krizes ekonomiko-atmosferiko-menaxheriko qe na ka 'percelluar' krejt , apo jo miko ?

Submitted by zeneli (not verified) on

240 mij dollare per nje makine??

Jozi duhet sot te sqaroje popullin.

Ne se genjen Shekulli le ta mbaje por ne se ka pak te vertet qe Jozi ka dashur ose do ta blej nje makin te tille athere Jozi paska luajtur mendsh.

Tu rrit-t mendja, thot Shkodra.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.