“Sherr” mes Presidencës dhe Shekullit

Është folur gjatë mbi veprimtaritë e Prishtinës në Tiranë (hapja e ambasadës së re dhe pritja me rastin e përvjetorit të pavarësisë). Për shkak të një provokacioni që u bë nga Thaçi e të tijtë, apo për shkak të nëj spekullimi që u bë nga ne të këtushmit, kryesisht nga gazeta Shekulli? Ende s’është marrë vesh si është e vërteta. Por ajo që dihet është se Shekulli në veçanti e shtypi i Tiranës në përgjithësi nuk kanë ndonjë faj. Gazetarët folën fillimisht në mënyrë korale për një provokacion (pala e Prishtinës nuk kish ftuar kreun e shtetit dhe kreun e opozitës në përurimin e ambasadës); më pas erdhi përgënjeshtrimi përgjysmë nga ambasada e Kosovës (Presidentin e kemi ftuar, ndërsa kreun e opozitës jo, pasi menduam të mblidheshim një rreth i ngushtë njerëzish!!!!); dhe në fund vjen reagimi zyrtar i Presidencës, që thotë se “Presidenti është ftuar në të dyja veprimtaritë”.
Mirëpo Shekulli nuk do që ta mbajë mbi vete qyrkun e fajit lidhur me këtë zhurmë. Në numrin e sotëm, publikohen sms-të e presidencës (e këshilltares për shtypin Mimoza Koçiu) që i janë dërguar gazetarit Ened Janina: “Sms nr. 1. Për pritjen kishim ftesë; për dy veprimtaritë e tjera. Por presidenti është dhe pa qejf; sms nr. 2. Ftesë fizike ka pasur vetëm për në Pritje; dhe sms nr. 3. Nuk i shërben askujt zgjatja e stërhollimi.”
Shekulli i ka kushtuar sot një faqe të tërë kësaj ngjarjeje. ½ e faqes 3 e zë raportimi i bisedës mes tyre e Presidencës, ndërsa ½ tjetër e zë një shkrim kritik i Adrian Thanos me titull “Kur dhe pse gënjen Presidenca”? Mesazhi kuptohet qysh nga titulli: Presidenca në këtë rast ka gënjyer.
Re.Pu.
Comments
Ik o Thano se le nam. Boll u

Ik o Thano se le nam. Boll u bere vegel.

Kaq borxh je qe kerkojn kaq shum nga ty ata Shefat e Kokdhimes?

Per 21 janar boll kontribove.

Me Arviz u zure per qejf te atyre e tani po zihesh me Top EeThaq.

Neser ata puthen prap e ti mbetesh si nje qen i rrahur.

Shume mire qe Shekulli botuar

Shume mire qe Shekulli botuar sms-te. Pasi politikanet tane, edhe presidenti qe do te beje parti, kujtojne se ata duhen te jene me “integritet”, po per lajmesit, media apo njerezit e thjeshte, jane gur shahu ne kete loje. Shembulli i Shekullit duhet marre shembull edhe nga mediat e tjera. Tua thone politikaneve dhe popullit te verteten.
Ky shembull tregon se media ne Shqiperi eshte shume e varur nga politike, jo se ajo ka varesi direkte, por politika perhap ato lajme qe asaj i interesojne per intrigat e radhes.
Pas ketij lajmi edhe gazeta duhet te jete me e kujdesshme: Nuk duhet te mbushe faqet me lajme te tilla intrigante, pa pasur konfirmime me shume se dy emra. Kur politikanet te botojne nje lajm qe u intereson, te rrine nje nate te pakten pa gjume me lutje.
Si perfundim: Bindja ime dhe e shume miqve te mi sot eshte se Presidenti nuk ka marre ftese, ndersa Bamiri mund te kete marre ftese, por meqe eshte me grip, sia ka mbajtur bytha te duroje Salen qe pret shiritin… Dhe presim ne te beje parti ai. Ai do bente mire te mbyllej ne Vile pas ikjes si President, se as president su be to, as Bamir nuk mbeti dot...

bravo shekulli qe si le gje

bravo shekulli qe si le gje mangut askujt

presidenti jone president leshi pa pike kurajo. tamam tirans mor jahu

Faktikisht eshte dibron i

Faktikisht eshte dibron i ardhur n'tirone.

o zenel ca ke bo mire? eh sa

o zenel ca ke bo mire?

eh sa t squt t ka memedheu ty mor ta marrsha :)

ik kap nji luge hashurre te Saliu, po vrapo se po mbaron :)

Kuptohet që Rugova, ftesat,

Kuptohet që Rugova, ftesat, përvjetori e gjithçka tjetër, nuk mund të liheshin as këto pa u përdorur kundër Ramës. Nuk shihet ndonjë shenjë se do nginjen ndonjëherë fiksimi dhe urrejtja ndaj tij. Kështu që ishte e pritshme që Rama nuk do kishte ftesë në një ceremoni si ajo e rrugës “Rugova” të organizuar nga Bashkia apo Qeveria.

Pra, asgjë e papritur deri këtu.

Dy janë gjërat që (të paktën për mua) duken disi të reja:

E para: Që përfaqësimi i diplomacisë kosovare në Tiranë kaloka nga lagjja e PD-së, sic thotë dhe Thano te shkrimi ne Shekulli. Kuptohet kjo.. Kuptohet që nga momenti që atë që nuk e fton Saliu, vendosin të mos e ftokan as këta.

Personalisht kuptova ca më tepër, kur një kolegu im gazetar nga Kosova (i pranishëm në ceremoni) më tregoi se si shtyheshin brrylash njëri me tjetrin zyrtarët kosovarë për të dalë në fotografi me Berishën.

Kuptova akoma më shumë nga fakti qesharak që shumë kryeredaktorë mediash kanë marrë këto ditë ftesa nga Ambasada Serbe për ditën kombëtare të Serbisë dhe nuk kanë marrë ftesa për përvjetorin e Kosovës nga Ambasada e Kosovës.

E dyta: Kur Presidenca gënjen (nuk ka rëndësi para apo pas reagimit të Ambasadës s ëKosovës) kjo do të thotë që jo vetëm që kemi edhe një institucion tjetër (vec të shumtëve!!!) gënjeshtar, por edhe që Topi vetë qenka një lojtar i pabesueshëm në skakierën politike. Pra kujdes me të, zoti Rama, nëse i ke varur shpresat aty për cënimin e hartës elektorale të së djathtës

Add new comment